“Në gjashtë muaj mbi 70 raste të dhunës në familje në Prishtinë” Foto: Ilustrim

“Në gjashtë muaj mbi 70 raste të dhunës në familje në Prishtinë”

11 gusht 2018 20:43

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) në komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, i cili sot mori pjesë në protestën organizuar kundër dhunës në familje, dhe dhunës ndaj grave, pas vrasjes së Valbona Markut dhe vajzës së saj Klara Nrecaj në Gjakovë, ka treguar se vetëm brenda gjashtë muajve në Prishtinë janë raportuar mbi 70 raste të dhunës në familje.

“Ka shumë arsyeje për protestë, e shumë pak protestues kundër dhunës në familje. Vetëm 6 muajt e parë janë evidentuar 74 raste në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Mujku për KosovaPress.

Ai po ashtu ka treguar se vitin e kaluar 125 raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme