Arrestohet në Greqi i dënuari në Shqipëri për vrasje të rëndë më 1997

Arrestohet në Greqi i dënuari në Shqipëri për vrasje të rëndë më 1997

10 gusht 2018 18:24

Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje në vitin 1997 gjatë një grabitje është ekstraduar mesditën e së premtes nga Greqia.

Mësohet se Saimir Gegolli, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje”, transmeton tch.

Gegolli u dënua pasi më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Gegolli, i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi S. G., është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme