48 orë ndalim për 63-vjecarin që ngacmoi seksualisht një fëmijë në Gjilan

48 orë ndalim për 63-vjecarin që ngacmoi seksualisht një fëmijë në Gjilan

10 gusht 2018 17:04

Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë në mbajtje një 63 vjeçar i cili kishte ngacmuar seksualisht një fëmijë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Gjilanit, ku edhe shihet në një video e cila ishte postuar në rrjete sociale duke e prekur në gjoks një vajzë të mitur, raporton Koha.net.

Mirëpo personi i arrestuar sipas policisë ka probleme të shëndetit mental dhe se është i njohur për ta.

“Policia e Kosovës, njësia e hetimeve pranë stacionit policor në Gjilan, ka arrestuar të dyshuarin i cili është i lindur me datë 1955, me vendbanim në Gjilan në lagjen “Arbëria” me dyshimin se i njëjti me datë 09.08.2018 rreth orës 13:00, ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nen moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ku i njëjti gjatë kryerjes së kësaj vepre penale është xhiruar nga një person i panjohur, dhe pastaj është shpërndarë në rrjetet sociale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia është në kërkim të identifikimit të viktimave të këtij rasti, i dyshuari i lartshënuar është i njohur për policinë, si dhe i njëjti ka probleme shëndetësore mentale. Pas shtjellimit të rastit është njoftuar prokurori i shtetit, ku i njëjti pas njoftimit në hollësi lidhur me rastin ka lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme