Kronikë

Rrah bashkëshorten, arrestohet një burrë në Podujevë

Nën pranga është vënë një burrë në Podujevë pasi ka rrahur bashëkshorten e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:16, transmeton Koha.net. Viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thotë PK.