Kronikë

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë për dhunë ndaj një gruaje

Në Fushë Kosovë dje është arrestuar një burrë për dhunë ndaj një gruaje, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me 28.07.2018 e kishte rrahur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.