Arrestohet i dyshuari për vjedhje në kishën ortodokse në Obiliq Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në kishën ortodokse në Obiliq

10 gusht 2018 11:04

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një burrë, i dyshuar për vjedhjen e kryer në kishën ortodokse në Babimoc të Obiliqit.

Vjedhja kishte ndodhur më 28 korrik të këtij viti, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin me 09.08.2018, pas një pune intensive të njësisë së hetimeve të stacionin policor Obiliq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom në shtëpinë e tij në fshatin Prilluzhë – Vushtrri në lidhje me vjedhjen e kryer në kultin fetar (kishën ortodokse) në fshatin Babimoc të ndodhur më datë 28.07.2018. I dyshuari ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale”, thotë PK.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme