Kronikë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë

Descriptive Text

Në fshatin Lebanë të Prishtinës dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast tre persona janë lënduar.

Përmes një komunikate për media Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:45, transmeton Koha.net.

“Raportohet se i dyshuari (nën ndikim të alkoolit), mashkull Shqiptar /shtetas i Holandës, derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë në rrugë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe dy meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar në QKUK-ë për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.