Kronikë

Vidhet një minibus dhe dy gjedhe në Leposaviq

Descriptive Text

Në Leposaviq raportohet se persona të panjohur kanë vjedhur një minibus, dhe dy gjedhe, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Tre viktima, burra serbë, kanë raportuar se të dyshuar të panjohur u kanë vjedhur një minibus, dy gjedhe si dhe kanë tentuar që të thyejnë edhe një veturë tjetër”, thotë PK, e cila nuk raporton për të arrestuar.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori.