Kronikë

Vdes një burrë në aksident trafiku në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet sot në lagjen Arbëria në Prishtinë.

“Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë saktësisht në lagjen Arbëria , ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një Golf V me targa të huaja”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Policia shton se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person , (ngasësi i automjetit Golf V) i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës: B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV : A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor.

Aktualisht hetuesit e trafikut rajonalë po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.