Kronikë

Një gazetar sulmohet nga dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dje rreth orës 15:40 në Prishtinë është sulmuar një gazetar nga dy persona.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën Sheqir Igrishta, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar me këtë rast, transmeton Koha.net.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se pas një mosmarrëveshje me dy persona meshkuj K-Shqiptarë ka ardhur deri te sulmi fizik ndaj viktimës pasi që ky i fundit si gazetar kishte postuar në rrjete sociale problemet e qytetarëve rreth banesave të tyre. Rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thotë PK.