Kronikë

Luante në parmakun e dritares, bie nga kati i dytë fëmija 2-vjeçar në Kukës

Një fëmijë i vogël duket se i ka shpëtuar vëmendjes së të afërmve dhe ndërsa luante në parmakun e dritares së shtëpisë, ka rënë nga kati i dytë.

Për pasojë, është dërguar për ndihmë në spitalin Kukësit dhe prej andej në Spitalin e Traumave në Tiranë, raporton "Syri".

“Më datë 31. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi në lagjen nr. 7 Kukës, i mituri O. M, vjeç 2, banues në lagjen nr. 7, duke luajtur në parmakun e dritares së banesës në katin e dytë, është rrëzuar duke rënë në tokë, e dëmtuar në pjesën e kokës, pas marrjes së mjekimit të parë në spitalin Rajonal Kukës, është transportuar në Spitalin Ushtarak Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.