Kronikë

Gjendet kanabis i mbjell në oborrin e një shtëpie në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë pasi që i njëjti kishte kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 113.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.