Kronikë

Në Podujevë arrestohet, e më pas lirohet, hajni i biçikletave

Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës ka arritur që pas disa ankesave të qytetarëve të kësaj komune për vjedhjen e biçikletave ta identifikojë personin, i cili po ua grabiste ato qytetarëve.

“Ju informojmë se pas një pune intensive nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës është identifikuar personi i dyshimtë për vjedhjen e tetë (8) biçikletave në qytetin e Podujevës”, ka thënë Policia në njoftimin për media.

Policia thotë se te i arrestuari nga janë gjetur dhe sekuestruar tetë biçikleta, janë kontaktuar viktimat për rastet e raportuara, dhe pas verifikimit/identifikimit të plotë, ato do u kthehen pronarëve të ligjshëm.

I dyshuari me iniciale A.A, lindur më 31.12.2000, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.