Kronikë

Lajmëron rrejshëm se u rrëmbye, arrestohet

Policia raporton se është arrestuar një person në Prishtinë pasi që më 16 korrik ka raportuar se është rrëmbyer.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Policia pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me këtë rast ka konstatuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit material ka raportuar rrejshëm .

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.