Kronikë

Aksident me fatalitet në Polac, vdes shoferi i traktorit

Descriptive Text

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, segmenti rrugor, fshati Polac. Lajmin e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicës.

“Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit Z. G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i veturës i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti, transmeton Koha.net.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, Zahiti thotë se bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyçet në mënyrë të pa sigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit Tauran, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion”, ka thënë ai.