Kronikë

Një 18-vjeçar mbytet në det, në Gjirin e Lalzit

Një tjetër person është mbytur sot në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Siç njofton policia e Shqipërisë, viktima është një 18 – vjeçar nga Tirana, i cili ndërroi jetë në spital.

“Më datë 22.07.2018, tek Gjiri i Lalzit është mbytur në det shtetasi F. A. 18 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës, një 30-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vilunit, ku E.P 30 vjeç hyri për të shpëtuar të fejuarën, por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Ky ishte rasti i dytë i shënuar për këtë vit në Velipojë, ku pushuesit kanë humbur jetën