Voziste veturë pa dokumente e deshi të mitosë policët me 5 euro, arrestohet në Vërmicë

Voziste veturë pa dokumente e deshi të mitosë policët me 5 euro, arrestohet në Vërmicë

21 korrik 2018 13:55

Policia e Kosovës, ka arrestuar në pikën kufitare Vërmicë një shtetas të Shqipërisë.

Siç thuhet në raportin policor, ai po voziste një automjet transportues për bartjen e veturave por nuk kishte dokumentacion të rregullt.

Në këtë moment, ai i kishte ofrua një zyrtari policor 5 euro ryshfet. Por, policia me vendim edhe të prokurorit, e ka dërguar atë në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme