Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e të riut në aksident trafiku Foto: Ilustrim

Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e të riut në aksident trafiku

20 korrik 2018 21:10

22:45 - Ambasada e Kosovës në Slloveni ka konfirmuar se mbrëmë në një aksident trafiku ka vdekur një i ri nga Suhareka, kurse një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Konsulli i Kosovës në Slloveni, Petrit Hajdari për Koha.net ka thënë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë, përderisa policia sllovene i ka lajmëruar ata mëngjesin e sotëm.

“Policia sllovene në mëngjes sot na ka lajmëruar për këtë rast. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë ku dy të rinj shqiptarë janë aksidentuar, e fatkeqësisht njëri prej tyre ka vdekur, kurse tjetri është duke marrë trajtim mjekësor. Si Ambasadë na vjen shumë keq për këtë rast. Ne kemi njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Departamentin për çështje konsullore. Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion kurse tjetri është në trajtim mjekësor”, ka thënë Petrit Hajdari, konsull i Kosovës në Slloveni.


Një i ri nga Suhareka vdes në një aksident trafiku në Slloveni

Një i ri me iniciale M.Z, nga Grejkoci i Suharekës, dyshohet të ketë vdekur në një aksident në Slloveni.

Lajmin e ka dhënë një anëtar i faqes “Marakli t’kerreve” në Facebook, ku edhe i kanë bashkëngjitur fotografinë e të ndjerit.

Koha.net ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën e Kosovës në Slloveni për të marrë informacione rreth rastit, por asnjë nuk kanë qenë të qasshëm.

Në ndërkohë, lajmin e ka publikuar edhe faqja në Facebook ‘Suhareka Sot’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme