Duke i ikur policisë rrokullisen me veturë, u gjendet drogë dhe arrestohen

Duke i ikur policisë rrokullisen me veturë, u gjendet drogë dhe arrestohen

20 korrik 2018 20:57

Policia e Kosovës, njofton se rreth orës 17:30, në rrugën e Llapit në Obiliq, ka ndodhur një incident me ç’rast janë arrestuar dy persona ku në veturën e tyre edhe është gjetur drogë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se ka qenë një veturë e dyshuar me targa vendore, e cila nuk i është ndaluar njësisë policore gjatë realizimit të një kontrolle në automjete.

Hoxha thotë se shoferi në këtë veturë, i ka ikur policisë dhe me këtë rast, dyshohet se ka dalë nga rruga ku edhe është vetëaksidentuar.

“Policia ka arrestuar dy persona, ku pastaj në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve. Personat e dyshuar janë arrestuar, janë sjellë në stacion policor, ndërsa njësitet policore duke përfshirë edhe ato të antidrogës janë në proces të trajtimit të rastit”, ka thënë Hoxha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme