Dy vjet e 10 muaj burim për therje me thikë në Kamenicë

Dy vjet e 10 muaj burim për therje me thikë në Kamenicë

20 korrik 2018 14:42

Gjykata Themelore e Gjilanit ka dënuar me dy vjet e 10 muaj burim të akuzuarin B.A për shkak se theri me thikë një person.

I akuzuari B. A., më 11 prill të vitit 2018 në orën 20:30 në fshatin Petrovc të Kamenicës me qëllim të privimit nga jeta e ka goditur njëherë me brisk në kraharor të dëmtuarin G. K., i cili është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me këto veprime ka kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme