Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit

20 korrik 2018 14:21

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit Qemajl Mustafa, pasi që në seancën e mbajtur sot, prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.

“I akuzuari Qemajl Mustafa në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është akuzuar nga Prokuroria për nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit publiko-privat të datës 23.05.2012, në emër të autoritetit kontraktues publik ish KRM “Higjiena” në Gjilan, për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët aksionare “Eco Higjiena” me autoritetin kontraktues “Moser Group”, përkatësisht degës “Eco Vision” në Gjilan mbi bashkimin e mjeteve të kapitalit në proporcion 51 % për partnerin privat dhe 49 % për partnerin publik”, thuhet në njoftim.

“Pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, prokurori i rastit në fjalën përfundimtare, në mungesë të provave, ka hequr dorë nga ndjekja penale e të akuzuarit Q. M., i cili është akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme