Arrestohet njëri prej të dyshuarve për “avullimin” e 400 mijë eurove në Ministrinë e Shëndetësisë

Arrestohet njëri prej të dyshuarve për “avullimin” e 400 mijë eurove në Ministrinë e Shëndetësisë

20 korrik 2018 13:20

Zyrtari financiar i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatmir Kajtazi, është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se është i përfshirë në “avullimin” e 400 mijë eurove nga MSH-ja, thonë burime të Kohës Ditore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Koha Ditore në muajin mars pati raportuar se 300 mijë euro janë tërhequr nga Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale në emër të avancave për udhëtime ndërsa 100 mijë të tjera u tërhoqën për Ministrinë e Shëndetësisë.

Këto pagesa, sipas raportimit të Kohës Ditore, janë bërë në vitet 2016 dhe 2017.

Këto 400 mijë euro ishin tërhequr nga kontoja në emër të udhëtimeve, por asnjëherë nuk është prezantuar fatura për to.

Disa zyrtarë në emër të avancave të udhëtimeve kanë tërhequr shuma nga 15 deri në 20 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme