Kronikë

I arrestuari për kriptovaluta në Kamenicë bëri tregti të ndaluar

Një person me inicialet F.K në Kamenicë është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimin se ka kryer tregti të ndaluar dhe se i është shmangur pagesave të tarifave të detyrueshme doganore.

Pas bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar shtatë pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

I dyshuari është arrestuar nga Njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, ku është intervistuar në lidhje me veprat penale të lartshënuara, prokurori ka lëshuar Aktvendimin mbi Ndalimin e personit të Arrestuar për 48.

“Gjatë hetimeve ka rezultuar se sendet e konfiskuara në rastet e cekur më lartë dyshohet të jenë blerë nga i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës N. D. (1992) të vjedhura më parë. Me vendim të Prokurorit edhe ndaj të dyshimtit N. D. pas procedurave ligjore caktohet masa e ndalimit për 48 orë me akuzën për rastin ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.


Arrestohet për prodhim të kriptovalutës në Koretin të Kamenicës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Koretin të Kamenicës pasi i janë gjetur shtatë pajisje për prodhimin e kriptovalutës ethereum.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij të enjten, janë gjetur dhe konfiskuar 7 riga me gjashtë kartela grafike dhe një rigë me pesë kartela grafike.

Përveç rigave në këtë shtëpi janë gjetur edhe një shtëpizë kompjuterike dhe tre telefona mobilë.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.