Kronikë

Shpërthim me eksploziv në Tiranë

Descriptive Text

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës.

Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.

Mësohet se dyqani është në pronësi të Drita Lulo. Ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur kjo ngjarje. Policia po punon për kapjen e autorëve.