Detaje të reja të aksionit për arrestimin e shtetasve të huaj

Detaje të reja të aksionit për arrestimin e shtetasve të huaj

19 korrik 2018 13:24

Policia e Kosovës pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet malazeze të enjten në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në vrasje.

Operacioni policor është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

“Policia gjatë këtij operacioni ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë:

M. M. lindur me 1981 mashkull/shtetas i Malit të Zi

J. P. lindur me 1988 mashkull/shtetas i Malit të Zi

S. D. lindur me 1996 mashkull/shtetas i Serbisë

L. Z. lindur me 1995 femër/shtetase e Kosovës

Me vendim të prokurorit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme