Medie të Podgoricës: Dy shtetas të Malit të Zi të arrestuar në Kosovë

Medie të Podgoricës: Dy shtetas të Malit të Zi të arrestuar në Kosovë

19 korrik 2018 09:45

RTV i Malit të Zi ka njoftuar për operacionin dhe arrestimin e mbrëmshëm të disa personave në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Sipas këtij mediumi, transmeton Koha.net, është arrestuar Mario Milosheviq (38 vjeç) nga Podgorica. Arrestimi është bërë në bazë të fletë arrestit të Interpolit malazez për shkak të dyshimit se në vitin 2016 në Cetinë kishte vrarë Radomir Gjuriçkoviqin.

"Me bashkëpunimin e suksesshëm ndërkombëtar të Policisë malazeze dhe asaj kosovare e në bazë të informacioneve që Policia malazeze ua kishte dhënë kolegëve nga Kosova, është privuar nga liria M.M. (38) nga Podgorica", thuhet në kumtesë.

Po sipas këtij medium malazez, është arrestuar edhe Gjorgje Paviçeviq (31 vjeç) nga Nikshiqi, i cili më 3 korrik të këtij viti kishte ikur nga Spitali Psikiatrik në Dobroti.

Ky i fundit kishte vuajtur dënimin me burg për shkak të rrëmbimit dhe përpjekjes për reketim që e kishte bërë më 15 shtator 2015.

Në operacionin e mbrëmshëm janë arrestuar edhe një shtetas i Kosovës dhe një i Serbisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme