Kronikë

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda në Drenas

Njësitet policore të stacionit të Drenasit, kanë arrestuar sot një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, ku kryesisht janë vjedhur pajisje shtëpiake (televizorë, gjeneratorë, pompa uji, etj.)

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, A. M. mashkull, 34vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i dyshuar për nëntë vjedhje të raportuara)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, hetuesit policorë kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

{gallery}