Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Vdekje e dyshimtë në Podujevë

17 korrik 2018 23:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 27-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve nga një armë e zjarrit.

Në njoftim PK-ja ka thënë se stacioni policor i Podujevës ka hapur një rast “vdekje e dyshimtë” që ka ndodhur sot në fshatin Llaushë rreth orës 18:00.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës dhe si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën A.D. 27-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme