Kronikë

Ndërron jetë 23 vjeçari i aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës

Descriptive Text

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur rreth orës 19:10 në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksidentin që ndodhi pranë Kasharit u përfshinë 3 automjete, ndërsa dy persona mbetën të plagosur. Njëri prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta.


Përplasen 3 automjete në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Një aksident ku janë përfshirë 3 automjete ka ndodhur rreth orës 19:10 në autostradën Tiranë-Durrës, në Kashar.

Nga të dhënat e para raportohet për 2 persona të lënduar, të cilët ishin pasagjerë në dy automjete të ndryshme, transmeton tch.

Shkaqet e aksidentit të trefishtë janë ende të paqarta.