Kronikë

U sulmua në Podujevë nga vëllai dhe nipi

Një person në Podujevë i ka raportuar dje policisë se, sipas tij, për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.