Kronikë

Gjashtë persona përfshihen në një rrahje në Prizren, një dërgohet në mbajtje

Policia në Prizren raporton se gjashtë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, në rrugën “Qazim Berisha”, ku gjatë ndërhyrjes dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit njeri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.