Kronikë

Në Sllatinë të Fushë-Kosovës paguan me euro false, arrestohen

Descriptive Text

Në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës, dje pas mesnatës janë arrestuar dy persona, shtetas të Kosovës, të cilët dyshohen se në një lokal kanë bërë pagesën me 2x100 euro të falsifikuara, njoftoi Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm, transmeton Koha.net.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.