Në Itali kapet  marihuanë e nisur nga Shqipëria në vlerë 3 milionë euro

Në Itali kapet marihuanë e nisur nga Shqipëria në vlerë 3 milionë euro

16 korrik 2018 21:36

Një gomone me një sasi prej 262 kilogramësh marijuanë është kapur në portin e Barit në Itali, e cila sipas mediave të vendit fqinj, ishte nisur nga Shqipëria.

Në pranga është vënë një 26-vjeçar italian. Nëse do të hidhej në treg, droga do të kapte një vlerë rreth 3 milionë eurosh.

Marijuana ndodhej brenda një fundi të dyfishtë në brendësi të mjetit lundrues dhe është kapur nga rojet e Guardia di Finanzas të operacioneve detare të Barit, transmeton tch.

Gomonia dyshohet se ka ardhur nga ujërat ndërkombëtare, me siguri nga Shqipëria, shkruajnë mediat italiane dhe u drejtua drejt brigjeve të Brindisinos.

Sipas hetuesve, skafisti ka tentuar ta transportojë drogën në Puljia, pasi në këtë periudhë të verës mundësia për ta tregtuar është e madhe për shkak të pushuesve të shumtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme