KoSSev: Vidhet automjeti i Shtëpisë së shëndetit në Gorazhdec Foto: KoSSev

KoSSev: Vidhet automjeti i Shtëpisë së shëndetit në Gorazhdec

15 korrik 2018 14:48

Vetëm tri ditë pasi që në Pejë u arrestua grupi i madh kriminal i dyshuar për vjedhje e plaçkitje, në Gorazhdec, ka ndodhur një vjedhje tjetër, njofton KoSSev, transmeton Koha.net.

Sipas këtij portali, i vetmi automjet që e kishte Shtëpia e shëndetit në këtë fshat të Dukagjinit të banuar me serbë, është vjedhur dje në mbrëmje.

Automjeti shërbente për dërgimin e pacientëve në Mitrovicën veriore, por edhe për vizita në meset ku kthehen serbët dhe në Patrikanën e Pejës.

Policia e Kosovës ka bërë kontrollin dhe ka filluar hetimet.

Për gjashtë muaj, sipas këtij portali, në këtë Shtëpi shëndeti janë vjedhur katër automjete.

Në kohë të fundit, thotë portali nga veriu, janë vjedhur bagëti, mjete amvisërie, motosharra, kazanë për pjekje rakie, përcjell Koha.net.

Para tri ditësh, Policia e Kosovës me kumtesën që ia kishte dërguar radio Gorazhdecit, kishte njoftuar se kishte arrestuar një grup hajnash të organizuar. Grupi kishte plaçkitur në disa qytete e fshatra të Kosovës. Sipas radio Gorazhdecit, ky grup kishte plaçkitur në vendet ku janë kthyer serbët dhe në Gorazhdec.

Në shtëpitë e të dyshimtëve janë gjetur e marrë materiale dëshmie, bagëti dhe automjete që shfrytëzoheshin për kryerje të veprave penale.

Pesë persona janë arrestuar për organizim ndërsa tre të tjerë për blerje të gjërave të vjedhura. Katër të arrestuarave u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme