Plagosje në Suharekë

Plagosje në Suharekë

15 korrik 2018 12:43

Dje në fshatin Shirokë të Suharekës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm policor thotë se incidenti ka ndodhur mes tre personave, ku pas një fjalosje njëri prej tyre ka shkrepur armën ndaj një personi.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme