Kronikë

Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Ferizaj

Një person ka vdekur dhe tre janë lënduar në një aksident trafiku sot në mëngjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Nexhat Xhokrri konfirmoi për kallxo.com se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj- Gjilan..

“Rreth orës 4 e 20 në mëngjes ka ndodhur aksidenti. Dy vetura kanë qenë të përfshira, njëra me targa të huaja e tjetra me targa vendore”, tha Xhokrri.

Ai nuk tregoi për gjininë e personit të vdekur ndërsa tregoi se tre të tjerë janë të lënduar.