Kronikë

Super skema mashtruese, vejusha amerikane i jep kursimet e jetës “ambasadorit” shqiptar

Një vejushë në qytetin e Orlandos në SHBA ka humbur kursimet e saj pasi ajo kishte rënë në dashuri me një njeri që përdorte fotot e ish-ambasadorit shqiptar në Bosnje, transmeton Shqiptarja.

65 vjeçarja,Diana Amanda Standish i ka dërguar 270.000 dollarë një njeriu që mendonte se ishte një CEO i divorcuar që punonte në një projekt ndërtimi në Bakersfield të Kalifornisë. Vejusha tha se u dashurua me njeriun që e njihte si Darnell Jerry Michael, por fytyra me të cilën ajo kishte rënë në dashuri ishte Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar me tre fëmijë dhe jeton në Kosovë (në fakt jeton në Tiranë dhe aktualisht është këshilltar i presidentit të Shqipërisë – sqarim i Koha.net).

Ajo është shprehur se kurrë nuk e kishte menduar që do të binte në dashuri me dikë nëpërmjet telefonit. E veja Standish tha se i dërgoi paratë Michaelit pasi i premtoi se do të shkonte në Orlando ku dhe do të martoheshin. Hetuesit e Orlando kanë gjurmuar emailin e Michael në Afrikën e Jugut. Ata i thanë Standish se rasti i saj është aktualisht 'joaktive' dhe ajo nuk ka shanse për të rimarrë paratë e saj. Gashi nuk ishte në dijeni se fotografia e tij ishte përdorur në një skemë të tillë.