Kronikë

Plagosje në Podujevë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës njofton se mbrëmjen e 12 korrikut, në Podujevë, është plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, tash për tash në rrethana të panjohura.

“Viktima mashkull shqiptar ishte plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari mashkull shqiptar. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i cili gjendet në arrati. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe njësit relevante policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar PK-ja, përcjell koha.net.