Kronikë

Aksidentohet një 3-vjeçar në Vlorë

Pasditen e së premtes, në rrugën “Gjergj Kastrioti” të qytetit të Vlorës, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë lëndimin e një fëmije 3-vjeçar.

Shtetasi me iniciale A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota” që ka shkaktuar aksidentin, është ndaluar nga policia, transmeton tch. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.