Kronikë

Dy raste zjarrvënie në Viti e Skenderaj

Dy raste të zjarrvënies janë raportuar në fundjavë në Viti dhe Skenderaj.

Sipas raportit të policisë, në fshatin Goshicë të Vitisë, një person kishte raportuar se të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij.

Në rastin tjetër në fshati Turiqevc të Skenderajt, është raportuar për zjarr në një lokal.

Në të dy rastet nuk raportohet për të lënduar.