Kronikë

Një i arrestuar për përvetësim të 2500 eurove nga firma ku punonte

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kishte përvetësuar në mënyrë mashtruese 2500 euro nga firma ku punonte.

Rasti kishte ndodhur në fund të muajit prill, ndërsa i dyshuari është arrestuar të hënën, më 9 korrik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.