Kronikë

Vjedh një kositëse bari, arrestohet

Një person në fshatin Milloshevë, komuna e Obiliqit, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi siç thuhet në raport, ai kishte vjedhur një kositëse bari në shtëpinë e ankuesit.

Policia thotë se i dyshuari më pas është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes.