Kronikë

Një boshnjak sulmohet në Mitrovicë nga një i panjohur

Një person i komunitetit boshnjak, punëtor i një firme, ka raportuar në polici se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur.

Sipas policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” të Mitrovicës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është nën hetime.