Kronikë

I hynë në shtëpi dhe me armë e kërcënojnë t’i jap para, arrestohen dy të mitur

Në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, dje janë arrestuar nga policia dy të mitur meshkuj.

Policia thotë se të njëjtit kishin hyrë në shtëpinë e një femre, dhe nën kërcënimin e armës i kishin kërkuar para dhe kanë demoluar shtëpinë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje .