Kronikë

Një shtetas i Serbisë arrestohet në Ferizaj, u deklarua rrejshëm si person zyrtar

Dje në orët e mbrëmjes në Ferizaj, një i dyshuari mashkull nga komuniteti serb, shtetas i Serbisë, është arrestuar pasi i njëjti në një rast është prezantuar si person zyrtar.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh. KosovaPress ka tentuar të marrë më shumë informata rreth rastit mirëpo zëdhënësi i PK-së në Ferizaj, Agim Gashi ka thënë se tani për tani nuk mund të japin më shumë informacione.

është nën hetime, ato që janë në raport janë njëherë në dispozicion”, ka thënë ai.

I dyshuari shtetas serb është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.