Kronikë

Dy shtëpi të djegura në 24 orët e fundit, një në Drenas e një në Vushtrri

Në rrethana të panjohura, një shtëpi në fshatin Poklel të Drenasit është vënë në zjarr.

Policia ka njoftuar se viktima që ka raportuar rastin, që sipas llogaritjeve të para ka lënë dëme në së paku 5 mijë euro.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 5000€, nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia.

Po kështu, brenda 24 orëve të fundit edhe një shtëpi tjetër, në rrethana të panjohura, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale në vlerë rreth 6000 euro, nuk raportohet për të lënduar.