Kronikë

Vjedhin drunj dhe sulmojnë policinë, arrestohen

Janë arrestuar gjashtë persona në Istog. Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës, ishin duke transportuar drunj të prerë që i kishin marrë në mënyrë ilegale në bjeshkët e Istogut.

Kur janë kapur nga policia, ata kanë sulmuar policinë.

Për të dyshuarit janë iniciuar dy lëndë të rasteve ‘pengim i personit zyrtar’ dhe ‘sulm’ nga stacioni policor, kurse lënda ‘vjedhje pylli’ është iniciuar nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.