Kronikë

Shtien me armë zjarri nga vetura

Disa persona ende të panjohur për policinë, kanë shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje.

Policia thotë se incidenti ka ndodhur në rrugën “Medlin Olbrajt” të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç ‘rast kanë gjetur dhe konfiskuar shtatë gëzhoja të kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale.