Kronikë

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, iu gjetën 10 kilogramë marihuanë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre, tipi Golf – VII, u janë gjetur 10 kilogramë substancë e dyshuar narkotike – marihuanë.

Me urdhër të gjyqtarit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së dy të dyshuarve, por policia ka thënë se aty s’është gjetur diçka e dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Për posedim të substancave narkotike janë arrestuar edhe tre persona tjerë në Prishtinë, dy në fshatin Llukar dhe një tjetër në sheshin “Bill Clinton”.