Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Në fotografinë e siguruar nga Koha.net shihet se një veturë ka dalë krejtësisht nga rruga.

Afër viktimave janë parë disa pjesëtarë të FSK-së që u kanë ofruar ndihmë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Slivovë.